Komisari për zgjerim Johanes Han në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (PPE) ëështë takuar me ish ministrin e Shëndetësisë Nikolla Todorov, reformatorin Petar Bogojevski dhe deputeten Emilija Aleksandrova. Që të tre janë përjashtuar nga VMRO për shkak të qëndrimit të tyre lidhur me marrëveshjen e Prespës.
Han sot në Tuiter ka njoftuar se e përshëndet guximin e tyre për votimin e marrëveshjes së Prespës.
“Të gjitha kërcënimet patjetër të ndalojnë. Të gjitha partitë duhet të punojnë në agjendën evropiane të cilën shumica e qytetarëve e dëshirojnë”, ka shkruar Han, duke publikuar fotografi të përbashkët me tre politikanët.