Hani nuk do të takojë deputetët e Listës Serbe

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian Johannes Hahn, nuk do t’i takojë deputetët e Listës Serbe, të cilët nga e diela janë ngujuar në Kuvend, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe.

Marketing

Hahn, përveç takimeve me presidentin e Kosovës Thaçi, kryeparlamentarin Veseli, kryeministrin Haradinaj, do të takojë edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare LDK-së dhe PSD-së, por jo edhe ata të Listës Serbe.