Hani peshk për jetë më të gjatë

Një studim 16-vjeçar, i cili gjurmoi në të dhënat e pothuajse gjysmë milioni burrave dhe grave, përfundon se një dietë e pasur me peshq parashikon një jetë më të gjatë.

Marketing

Konsumi i peshkut është rekomanduar prej kohësh si pjesë e një diete ushqyese. Të pasura me proteina, vitamina dhe vajra të shëndetshëm me cilësi të lartë, peshqit konsiderohet një zgjedhje e shëndetshme, transmeton Indeksonline.
Peshqit janë të pasur me omega-3 dhe gjatë viteve të fundit, ky vaj ka marrë një vëmendje të madhe nga hulumtuesit mjekësorë.

Studime të tjera janë përpjekur të gjejnë lidhje midis omega-3 dhe shëndetit mendor, plakjes dhe vizionit. Hulumtimi është duke vazhduar ende por për shkak se gjetjet shpesh janë kontradiktore ose të dobëta, marrëdhënia midis një diete me bazë peshku, marrjes së omega-3 dhe shëndetit të mirë janë ende në debat.

Marketing