Hansi Flick: Skuadra ka më shumë rëndësi se individi, Yamal duhet të jetë i duruar
Barcelona do të luajë sot në mbrëmje ndeshjen e radhës në La Liga, atë ndaj Rayo Vallecano. Trajneri Hansi Flick kërkon vijueshmëri në lojë dhe rezultate nga skuadra e tij, duke theksonte atmosferën e mirë në dhomën e zhveshjes dhe rëndësinë e ekipit mbi individin.
“Në një sezon shumë gjëra mund të ndodhin. Tani për tani po luajmë mirë, po luajmë mirë dhe në formë. Por, në fund të fundit gjithçka varet nga mënyra se si luajmë si ekip, jo vetëm një ose dy lojtarë. Është e rëndësishme të jemi të lidhur dhe të kemi frymë ekipi“, tha trajneri gjerman.
Duke folur për Raphinha, ai tha: “Kur ai luan si 9, ai është ai që duhet të fillojë të bëjë presion dhe e bën shumë mirë. Ai është një nga liderët në fushë dhe përfundimi i tij i aksioneve në këtë moment është shumë i mirë. Ai është aty për të shënuar dhe kjo është vërtet pozitive.”
Trajneri i Barçës u kujtoi të gjithëve se durimi është çelësi për Lamine Yamal pasi pjesëmarrja e tij në Kupën e Botës erdhi menjëherë pas rikuperimit të tij nga lëndimi. “Në stërvitje ai është i shkëlqyer dhe është në rrugën e duhur dhe ne duhet ta mbështesim. Në ndeshjen e parë luajti një orë dhe në të dytën të gjitha 90“, tha Flick.
Me rikthimin e Frenkie de Jong, trajneri theksoi nevojën për të qenë i kujdesshëm: “Është e rëndësishme ta marrim ditë pas dite. Kemi një sezon të vështirë përpara dhe Frenkie është një lojtar i shkëlqyer dhe kemi nevojë për të. Jam shumë i kënaqur me skuadrën. Gjëja më e rëndësishme për një trajner është të shohë cilësi në seancat stërvitore dhe për momentin jam”. / Aktuale.mk
