Hapen për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë hapur për qarkullim pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.

Marketing

Automjetet e para, përfshirë mjete të transportit janë parë duke kaluar nga territori i Kosovës në atë të Serbisë si dhe anasjelltas.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia thotë se zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pika kufitare, do të vazhdojnë “me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues”.

Bllokimi i rrugëve ndodhi pasi më 10 dhjetor institucionet e Kosovës arrestuan ish-policin, Dejan Pantiç.

Marketing