Zbritje prej 3.000 denarë për blerjen e smartfonit për abonuesit e tarifave Smart M dhe Magenta 1 M, si edhe për ata që do të vendosin të blejnë pajisje me shfrytëzimin e Buxhetit familjar
Në Tetovë sot u hap dyqani i rinovuar Telekom, i dyti me radhë në qytet. Dyqani, i cili ndodhet në Ndërtesën administrative të Makedonski Telekom, me rinovimin fitoi ambient të ri atraktiv, para së gjithash si rezultat i disenjit modern. Gjatë rregullimit të enterierit është bartur fryma lokale e qytetit, ndërsa shfrytëzuesit kanë mundësi prej afër të njoftohen me shërbimet dhe zgjidhjet e larta.
Me rinovimin, dyqani Telekom në Tetovë ofron shërbim të lartë nga ekipi i agjentëve të shitjes me përvojë, shqyrtim të shkëlqyer të pajisjeve si edhe të ofertave të tjera nga portfolioja e pasur e kompanisë. Banorët e Tetovës, por edhe qytetarët e rajonit, në dyqan do të munden shpejtë dhe lehtë, gjithçka në një vend, ta gjejnë dhe ta zgjedhin atë që u përgjigjet më së shumti, për përvojë të shkëlqyer abonuese.
Me rastin e hapjes së dyqanit të rinovuar në Tetovë, Makedonski Telekom sot përgatiti përfitime të reja, gjegjësisht befasi për abonuesit e saj të cilët mund të blejnë smartfon me zbritje prej 3.000 denarë. Zbritja vlen për abonuesit e modeleve tarifore Smart M dhe Magenta 1 M, si edhe për abonuesit të cilët do të vendosin të blejnë pajisje me shfrytëzimin e Buxhetit familjar.
Makedonski Telekom me hapjen e dyqanit të dytë të rinovuar me radhë në Tetovë, vazhdon me renovimin e objekteve, me çka përveç me ambientin e ri dhe atraktiv si rezultat i disenjit modern, abonuesve u ofron mundësi që prej afër të njoftohen dhe të kënaqen nga përfitimet e shërbimeve dhe zgjidhjeve më të mira. Nga fillimi i këtij viti, përveç në Tetovë, janë hapur dyqanet e rinovuara të Telekomit në Ohër dhe Kavadar.
Kompania mbetet e fokusuar përmes investimeve të vazhdueshme të sigurojë përvojë të lartë abonuese, duke e udhëhequr procesin e digjitalizimit të shoqërisë me zgjidhje inovative të cilat e thjeshtësojnë dhe përmirësojnë përditshmërinë e qytetarëve.