Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave ka ka hapur konkurs publik për dorëzimin e ofertave për interes të blerjes së tokës bujqësore shtetërore.
Të drejtë për të marrë pjesë në konkursin publik kanë personat fizikë dhe personat juridikë të regjistruar në kadastrin e patundshmërive si pronarë të oranzherive dhe objektet ndihmëse që janë në funksion të oranzherive, domethënë objektet në oborrin komercial.
“Me këtë konkurs, pronarët e serave do të kenë mundësinë të blejnë tokën në të cilën gjendet sera, e cila aktualisht është në pronësi të shtetit. Me blerjen e listës së pronave, pronarët e oranzherive do të kenë mundësi të investojnë në objektet për ngritjen e kredive për rinovimin dhe modernizimin e objekteve, por gjithashtu do të kenë të drejtë të aplikojnë për masat nga programi evropian IPARD. Mundësia e hapur për investime të reja në fund do të ndikojë në vëllimin dhe cilësinë e prodhimit”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.