Hapet shkolla rajonale për siguri “Kanosjet hibride dhe impakti i tyre ndaj demokracisë – sfidat për bashkëpunimin rajonal”

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet hapje solemne e Shkollës rajonale për siguri 2019 me temë “Kanosjet hibride dhe impakti i tyre ndaj demokracisë – sfidat për bashkëpunimin rajonal”, në organizim të Fakultetit për Siguri – Shkup me mbështetjen e Fondacionit “Konrad Adenauer” dhe Vilfred Martens Qendra për studime evropiane në Bruksel, në bashkëpunim me Qendrën për hulumtim dhe krijim të politikave.

Marketing

Në solemnitet, siç është paralajmëruar, do të marrin pjesë një numër i madh i profesorëve dhe studentëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Republika e Bullgarisë dhe Republika e Greqisë, ndërsa do ta hapin zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, Prorektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” prof. dr. Marjan Gjurovski, drejtuesi i Fondacionit “Konrad Adenauer” Johanes Rai dhe Panagiotis Tasiopulos nga Vifred Matrens, Qendra për studime evropiane nga Brukseli.

Shkolla rajonale do të mbahet në periudhë prej 4 deri më 6 tetor 2019 në Shkup.

Projekti do të ofrojë këmbim, bashkëpunim dhe përforcim të besimit midis mësimdhënësve, nxënësve dhe praktikantëve prej vendeve të rajonit, ndërsa njëherësh do të analizohen rrugët e ngushta të bashkëpunimit dhe koordinimit.

Shkolla, midis tjerash do të ketë për qëllim të definohen zgjidhjet e mundshme dhe politikat, si edhe masat operative potenciale për tejkalimin e sfidave dhe përmirësimin e bashkëpunimit. .

Marketing