Hapi “Gofondme”-Jetmiri i kërkon njerëzve fonde për t’i dalë kundër “Top Channel-it”

Një prej ish-banorëve të shtëpisë së “BBV3” ka qenë dhe Jetmir Salaj, rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt dhe kjo gjë u kërkua prej tij, pra doli me vetëdije të plotë.

Marketing

Ky vendim i Jetmirit solli më pas një sërë ironish në rrjetet sociale prej tij për Ledionin dhe produksionin.

Më pas Jetmiri nuk u duk gjëkundi… As në videon përmbledhëse të gjithë rrugëtimit të banorëve të “BBV3” madje nuk u ftua as në “After Party”.

Mirëpo në një postim në InstaStory, i pyetur nga ndjekësit se përse nuk i lufton i vetëm padrejtësitë e produksionit, Jetmiri tha:

Për të gjithë ju miq e dashamirës që më thoni fol pse s’flet: Nuk është e lehtë të përballesh më një sistem të gjithë i vetem.

1)Për shkak të kontratës mund të gjobitem deri në 100 mijë euro.
2) Të zhvillosh një betejë ligjore në Shqipëri po dhe jashtë saj duhen edhe 100 mijë të tjera.
3) Nuk i kam ato lekë, frikë nuk kam e s’kam për të patur kurrë pasi besoj te e drejta ime.
4)Për ju që thoni hap gofound e të të mbështesim ju falenderoj por do më shanin e shpërfytyronin nëper mediat e tyre.