Hapja e klubeve në RMV dhe Bullgari, Musliu: Dëmtojnë procesin negociues dhe të komisionit

Hapja e klubeve bullgare në vendin tonë dhe anasjelltas në Bullgari, duken të kenë hyrë në një garë pa kritere dhe i kontribojnë dëmtimit të procesit dyplaësh mes Shkupit dhe Sofjes si dhe punës së komisionit historik, thotë analisti politik, Albert Musliu.

Marketing

Ai nuk përjashton mundësinë e provokimeve nga ana e fqiut lindor e që mund të shkaktojnë edhe tensionim të raporteve mes dy vendeve. Musliu thotë se pavarësisht situatës, dëmet mund t’i paguajë vendi ynë për shkak të statusit më të favorshëm politik të Bullgarisë, e cila është brenda Bashkimit Evropian.

“Hapja e klubeve bullgare në Maqedoni si e tillë nuk është provokuese por emrat me të cilat i emërojnë ato klube, janë gjithsesi provokuese edhe mundet edhe qëllimin e kanë që të provokojnë reaksion nga pala maqedonase, gjë që ndodhi… Ne duhet të jemi më racional, sepse nëse ngrihen tensionet dhe prishen marrëdhëniet, ne nuk mund të jemi përfitues. Bullgaria është anëtare e NATO-s dhe BE-së ndërsa ne synojmë të bëhemi anëtare e BE-së dhe ne nuk mund ta bllokojmë Bullgarinë dhe nuk mund t’ia ndërojmë statusin”, theksoi analisti politik Albert Musliu.

Për të zbutur palët, Musliu afirmon nevojën për veprimin e diplomatëve dhe të aktorëve politik, si në Shkup ashtu edhe në Sofje.

“Është obligim plotësues i politiknaëve tonë dhe diplomacisë në Maqedoni që t’i ulin tensionet, të tentojnë me sa më pak dëm në marrëdhëniet dypalëshe dhe jo të hyjnë në operacionet tjera të cilat në mënyrë plotësuese i tensionojnë marrëdhëniet dhe t’ju japin justifikim një pjese ekstreme të shoqërisë bullgare që ta bllokojë edhe më tutje avancimin në BE të Maqedonisë”, theksoi Musliu.

Por, bashkëkryesuesi i komisionit historik nga pala maqedonas, Dragi Georgiev mbron tezën e dallimit mes klubeve që hapen në Bullgari dhe atyre në vendin tone. Ditë më parë ai deklaroi se emërimi që iu bë klubit “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevrgrad, nuk është kontravers, ndërkaq emrat e përzgjedhur të klubet bullgare në vendit tonë, krijojë revoltë dhe provokim tek pala maqedonase.(RTVM)

Marketing