Hapja e kufijve, këto janë kushtet për të kaluar transit nëpër Maqedoninë e Veriut

Në seancën e sotme Qeveria e Maqedonisë së Veriut plotësoi protokollin për transitim nëpër territorin e vendit për shtetasit e huaj. Kështu, duke filluar nga nesër, 17 qershor, mundësohet hyrja në kufi e të gjithë shtetasve të huaj që duan të kalojnë transit nëpër Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Në njoftimin e Qeverisë shkruhet se mbetet në fuqi rregulli që transitimi i këtyre personave nënkupton hyrje në një pikë kufitare dhe dalje në një tjetër me obligimin që gjatë transitit të mos dilet nga autostrada ose rruga lokale në të cilën duhet të kalojnë.

Transiti duhet të kryhet brenda 5 orëve, gjë që vërtetohet me deklaratën të cilën shtetasit e huaj duhet ta nënshkruajnë në hyrje, ndërsa në dalje përdoruesi duhet ta dorëzojë tek policia kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit.