Hapja e Mlladihab – zyrë e presidentit

Mlladihab – zyra e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të hapet sot në qendër të Shkupit, ndërsa në kuadër të promovimit të projektit do të mbahet edhe një panel-debat me temën “Aftësi digjitale dhe transformimi i shoqërisë”.

Marketing

Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit , në panel do të flasë edhe shefi i shtetit Stevo Pendarovski, ambasadorja britanike në vend, Rejçel Galovej, koordinatorja projektuese e Mladihab, Gordana Kollova, si dhe Aneta Antova Pesheva, kryetare e Bordit Drejtues të MASIT.

Projekti i ri Mlladihab janë realizuar në bashkëpunim me Ambasadën Britanike, Odën Ekonomike për Teknologji Informatike dhe Komunikuese – MASIT dhe Këshilli Kombëtar Rinor. Mjedisi në qendër të qytetit, përveç organizatave civile, do të jepet edhe për artistë të tjerë të rinj për organizimin e evenimenteve me karakter të ndryshëm.