Hapja e negociatave, Selami: Opozita bëri lojë politike jo të mençur

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut hapën zyrtarisht negociatat me Bashkimin Europian. Ky hap i rëndësishëm erdhi pasi Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez, duke iu dhënë fund mosmarrëveshjeve me Bullgarinë dhe në këtë mënyrë iu hap rruga çeljes së bisedimeve me Brukselin.

Marketing

Në një intervistë për emisionin “Ballkan” me Linda Karadakun, Ilmi Selami, nga Agjensia e Statistikave foli për situatën në Maqedoninë e Veriut. Selami tha se më në fund mbizotëroi mendja e shëndoshë dhe kontradiktat u zgjidhën. Ai u shpreh se opozita, e cila nuk e votoi propozimin e Francës bëri lojë politike jo të meçur.

“Kemi pritur shumë. Kjo kandidaturë ka bërë që ne të impenjohemi shumë. Kjo u finalizua me një marrëveshje që erdhi nga Franca. Hapi dyert për të filluar procesi i negocimit. Është një proces që ka qenë me shumë kontradikta brenda për brenda shtetit. Ajo që ka rëndës është se më në fund mbizotëroi mendja dhe arsyeja e shëndoshë.

Opozitarë duke dashur të bëjnë politikë ditore gjetën dhe aty temë për të ardhur në pushtet. Pati edhe protesta, ngritje të zërit. Më në fund u kuptua se e gjithë kjo ishte një lojë politike jo e mençur e partisë më të madhe opozitare.

Tek partitë shqiptare kishte mendje më të shëndoshë. Shqiptarët e kanë kuptuar se dielli për ta lind në perëndim.

Asgjë nuk është problematike nëse mendohet me mendje të ftohtë. Është fakt që bullgarë ka në Maqedoninë e Veriut. Bullgarët janë aq sa janë. Nga Republika e Bullgarisë thuhet se janë më shumë. Janë shprehur si bullgarë 3500. Nuk shikoj asnjë rrezik po të futen bullgarët në kushtetutë”, deklaroi Selami. /abcnews.al