Organet pedagogjike nuk janë konsultuar aspak për mënyrën e realizmit të mësimit për vitin e ri shkollor 2020-21. Idetë dhe propozimet e tyre nuk janë kërkuar as nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse e as Ministria e Arsimt. Dekani i Fakultetit Pedagogjik, Emil Sulejmani tha për Alsat se propozimet ose këshillat e institucioneve të tij do të ishin më se të vlefshme duke qenë se ky institucion është i përfshirë në gjithë sisitemin dhe procesin edukativo arsimor, sidomos kur bëhët fjalë për ciklin e ulët.
“Minisria e Arsimit dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse, të paktën është dashur që të na konsultojnë, të japim ne mendimet tona, sygjerimet në drejtim të përmirësimit të një moduli gjegjës, të një zgjedhje optimale për fëmijët tanë. 1 shtatori është shumë afër dhe frikësohem që vallë a do të ketë kohë që të bëhen të gjitha ato përgatitje të cilat duhet bërë për fillimin e susksesshëm të vitit të ri shkollor- deklaroi Emil Sulejmani, dekan i Fakultetit Pedagogjik
Dekani Sulejmani tha se prezenca e nxënësve në shkollë është e patjetërsueshme por gjithmonë duke respektuar rekomandimet shëndetësore. Siç tha ai, modeli më i pranueshëm do të ishte mësimi i kombinuar.
“Më së tepërmi do të aludoja dhe do të pranoja një sistem të kombinuar, ku fëmijët do të jenë; një pjesë në shkollë, një pjesë në shtëpi dhe kështu një lloj rotacioni i fëmijëve që mos të privohen nga sisitemi arsmor. Zhvillimin social, emocional dhe zhvillimin kognitiv, këto cilësi dhe karakteristika që i ofron arsimi dhe sistemi arsimor dhe institucionet arsimore, asesi shtëpia nuk mund t’ia ofrojë fëmijës- pohoi Emil Sulejmani, dekan i Fakultetit Pedagogjik
Sulejmani thotë se për pasojat nga mësimi online tek fëmijët gjatë muajve të kaluar nuk ka nevojë për analizë dhe studim sepse ata janë të dukshme.