Hapja e xhamive më 12 maj, Osmani: Kam folur me BFI-në, do të koordinohemi për masat mbrojtëse që duhet të merren

I pyetur rreth vendimit të BFI-së për hapjen e xhamive për besimtarër më 12 maj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani thotë për TV21 se për këtë gjë dje ka folur me BFI-në, ndërsa mëngjesin e sotëm ka diskutuar edhe me Komisionin për Sëmundje Infektive.

Marketing

“Kam qenë gjatë gjithë ditës dje në komunikim me BFI-në, para dhe pas vendimit te tyre. Këtë sot në mëngjes e kam diskutuar me Komisionin për Sëmundje Infektive të cilët do ta shqyrtojnë vendimin. Do të vazhdojmë koordinimin me BFI edhe gjatë ditës për masat mbrojtese që duhet të merren” shprehet Osmani.