Haraçina një nga komunat e para që po e zgjidhë problemin e mbeturinave

Ishte kënaqësi e veçantë që në cilësinë e nikoqirit të pres në takim ztr.Smajl Latifin, Kryetarë i komunës së Rahovecit nga Republika e Kosovës.
Në një atmosferë shumë vëllazërore sot kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar në mes dy Komunave tona në kuadër të thirrjes Cross-Border Cooperation
Programme Kosovo – The Republic of North Macedonia under IPA II 2019 and 2020, me
projektin ‘Be Clean, Be Green’.
Komuna e Haraçinës në këtë projekt është lider kurse partnere është Komuna e Rahovecit, OJQ- ja nga Kosova, Green Art Center dhe Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional – CUIC/QMBI, nga ana e Maqedonisë së Veriut
Të dashur qytetarë,
Me shumë kënaqësi sot po ndaj me ju lajmin e mirë se Komuna e Haraçinës ka fituar mbështetjen financiare për projektin ,,Trajtim i mbeturinave në amvisëri’  dhe kjo praktikisht nënkupton që Komuna e Haraçinës do të jetë një ndër komunat e para në Maqedoninë e Veriut që do të bëjë selektimin dhe trajtimin e mbeturinave, njëkohësisht do të zgjidhet edhe problemi me deponinë e egër.
Komuna jonë si lidere e projekt mbështet me gjithsej 398.000 € për realizimin e qendrës për selektim të mbeturinave, projekt i cili do të filloj me realizim në fillim të vitit 2024.
Bashkë me Kryetarin Latifi stafin e tij, administratën komunale kemi vizituar kompleksin memorial me ç’rast kemi bërë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve në Haraçinë.
Me respekt: Kryetari i komunës Haraçinë
Ridvan Ibraimi

Marketing