Haraçinë, për zënkë banale theret i riu me thikë

Për shkak të një grindje për lëvizje nëpër rrugë, në fshatin Haraçinë të Shkupit dje R.B. me thikë e ka sulmuar E.P. 19 vjeçar, duke i shkaktuar plagë, pas çka ka ikur.

Marketing

Incidenti ka ndodhur dje në orën 15:30 në rr. 10 në fshatin Haraçinë në afërsi të xhamisë.

Personit E.R. i është dhënë ndihmë mjekësore në SPQ “Naumi i Ohrit” ku i janë konstatuar plagë të lehta, pas çka është lëshuar në mjekim shtëpiak.

Policia merr masa për zbardhjen e rastit.