Haradinaj: BE ta normalizojë dialogun dhe t’i liberalizojë vizat për kosovarët

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se i kanë dy kërkesa për Bashkimin Evropian.

Marketing

“Sot për sot për BE-në i kemi dy kërkesa edhe dyjat janë shumë legjitime, normalizimi i dialogut edhe liberalizimi i vizave. Të dyja janë në proces edhe kjo e liberalizimit nuk është një vendim që ndërlidhet me taksën. Kjo është një kontratë e ndarë që ka pas Kosova me BE-në. Si palë kontraktuese e kemi kryer obligimin tonë, i kemi përmbushur kërkesat tona. Besoj që shumë shpejt do ta kemi liberalizmin e vizave jo aq larg sa ka thënë Hahn”, ka deklaruar kryeministri

Tutje, ai ka thënë se taksa do të hiqet vetëm nëse Serbia e ndërron qëndrimin.

“Taksa do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë Kosovën…. sido që të jejë edhe Serbia ka nevojë për diçka e që ka tregu i Kosovës, siç thotë populli e ka në derë të shtëpisë. E nëse ata kanë ndonjë interes për këtë ne sot e ndërrojmë, pra nëse ndërron qëndrim”, ka theksuar Haradinaj.