Haradinaj braktis takimin me Kurtin: Nuk na sqaroi se përse ka prishur raportet me Amerikën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë nga ndërtesa e Qeverisë, pak minuta pasi ka nisur takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e opozitës.

Marketing

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.“- tha Haradinaj pas braktisjes së takimit.

Një ditë më parë AAK konfirmoi se ka pranuar ftesën e kreut të opozitës, dhe se ky takim do të mbahej sot në ora 8:00 të mëngjesit të ditës së sotme.