Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 20 vjetorin e Çlirimit të Vushtrrisë.
Haradinaj ka thënë se çlirimi erdhi si rezultat i përpjekjeve të të gjithë të rënëve për liri.
Postimi i plotë në Facebook:
Sot bëhen 20 vjet nga Çlirimi i Komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim. Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare!