Kryetari në detyrë i AAK-së, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të Veriut që të dalin në zgjedhje dhe t’i votojnë ata që përfaqësojnë më së miri interesat e tyre.
“Apeloj te liderët që do të marrin besimin e shqiptarëve, që pas zgjedhjeve të tejkalojnë ndasitë e tyre dhe të bëhen bashkë në qeverisjen e vendit”, është shprehur Haradinaj, transmeton Klan Kosova.