Haradinaj i dërgon letër dhe byzylyk, nipit të Shyhrete Behlulit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar letër dhe një byzylyk prej ari, nipit të porsalindur të Shyhrete Behlulit.

Marketing

Vajza e këngëtares, Njomza Martinaj, është bërë sërish nënë para disa ditëve, pasi solli në jetë një djalë i cili quhet Ibrahim.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Naimi, i kanë bërë ftesë Kryeministrit, në ndejën për ardhjen e tij në jetë.
“Të nderuar Naim dhe Njomza, jam i nderuar me ftesën që më bëni, për të marrë pjesë në gazmendin tuaj familjar, me rastin e lindjes së djalit tuaj, Ibrahimit. Në emrin tim dhe të familjes sime, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për djalin, Ibrahimin. Pastë shëndet e jetë të gjatë dhe të rritet i lumtur pranë prindërve dhe më të dashurve të vet”, thuhet në letrën me stemë të Republikës së Kosovës, mbi të cilën ka vendosur edhe byzylykun.