I pari i ekzekutivit, Ramush Haradinaj ka komentuar qëndrimin e Bashkimit Evropian sa i përket Trepçës. Haradinaj ka deklaruar se ky qëndrim është dëshmi se BE’së i ka humbur rruga në oborr, transmeton Express.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i pari i Qeverisë ka shkruar se Trepca duhet të jetë pjesë e dialogut.
“Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës”, tha Haradinaj.
Sipas tij, Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.
Në anën tjetër nga BE, po thonë se çështja e Trepçës duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogardit në Bruksel.
Koacijacic në një përgjigje për ‘tanjug’, ka thënë se të gjitha çështjet e pazgjidhura ndërmjet dy shteteve duhet të zgjidhen vetëm nëpërmjet dialogut, raporton Gazeta Express.
Ajo gjithashtu ka thënë se Bashkimi Evropian pret që Kosova të pezullojë vendimin për taksën, që do të mundësonte një kthim të shpejtë në dialogun e Brukselit.