Haradinaj: Inkurajuese, Vuçiq po nënshkruan me Kosovën pa u hequr taksa

Meliza Haradinaj, këshilltare e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj ka komentuar marrëveshjet e nënshkruara në Mynih mes Kosovës e Serbisë, për autostradat dhe hekurudhat.

Marketing

Ka thënë se është inkurajuese të shohësh se si Vuçiq nënshkruan marrëveshje edhe pa u hequr taksa, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, është inkurajim që ai ta njoh Kosovën e pavarur në kufijtë ekzistues.

“Inkurajuese ta shohësh guximin dhe besimin politike të Aleksander Vucicit për të nënshkruan marrëveshje me Kosovën e pavarur, teksa tarifa 100 % është ende në fuqi. Inkurajim për të që të njohë Kosovën e pavarur në kufijtë ekzistues, në mënyrë që të dy shtetet dhe popujt të ecin përpara”, ka shkruar Haradinaj në Twitter.