Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një postimi në Facebook i ka uruar gjithë shqiptarët për Festën e Flamurit “28 Nëntorin”.
Haradinaj për 28 Nëntorin e ka kujtuar ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen në skenë të UÇK’së, dhe ka nderuar veprën e të rënëve për liri, njofton gazetametro.net.
Kryeministri po ashtu ka thënë se 28 Nëntori është i bekuar për shqiptarët, sipas tij kjo ditë bashkon të gjithë shqiptarët.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar bashkëkombas,
Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë.
Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.
Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.
“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike.
Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!.