Haradinaj kërkon dorëheqjen e Albin Kurtit

Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, speaks to the media during a press conference in Kosovo capital Pristina on Tuesday, Dec. 18, 2018. Haradinaj blamed Europe Union's foreign policy chief for "deviating the dialogue" on normalizing ties with Serbia. Haradinaj said that, while Serbia is taking major steps toward the integration with the bloc, his country's residents have remained "in a ghetto," not enjoying the visa-free travel to EU countries though it has fulfilled all requirements. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që kryeministri Albin Kurti të jap dorëheqje.

Marketing

Ai ka kritikuar Kurtin që ka kandiduar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia për kryetar të komunës së Prishtinës.

“I dëgjojmë plotë që kërkojnë dorëheqjen ministrit Vitia. Mendoj që po është legjitime kërkesa, por faji nuk nuk është te Vitia faji është te shefi i tij, i cili në kohë të rritjes së rrezikut për shëndetin e popullit, e vlerëson të arsyeshme me kandidu ministrin e Shëndetësisë për kryetar komune. Në këtë rast besoj që kërkesa legjitime për dorëheqje i drejtohet Kurtit dhe apeloj te ai që nëse ky është kualiteti se si do të përballet ai me sfidat që i ka Kosova, në këtë rast me pandeminë, atëherë më mirë është me dhënë dorëheqje sot, mos e mbajt peng popullin dhe mos me i vonu veprimet e duhura rreth pandemisë”, ka shtuar ai.

Këto komente Haradinaj i bëri në një konferencë për media.

Marketing