Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kundërshtuar ashpër edhe një herë çdo mundësi për ndryshim apo korrigjim të kufijve. Ai tha se idetë për ndarjen e tokave shqiptare janë të kamotshme sidomos nga autoritetet serbe por një gjë e tillë tha se nuk mund të ndodh. Haradinaj tha se kushdo që mendon për një gjë të tillë do të varroset politikisht.