Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit, Albin Kurti, të mos e heqë taksën ndaj mallrave serbe.
Përmes një letre drejtuar Kurtit, Haradinaj thotë se “në kundërshtim të Serbisë duhet të jemi bashkë deri në njohje reciproke, e jo të jesh për një reciprocitet pa njohje”.
“Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me vetëmohim të pashoq të kanë qëndruar besnikë në kauzën tënde. Ne mund të mos pajtohemi për shumë gjëra të politikës ditore, por sakrificën gjithmonë ta kam njohur. Për shkak të kësaj sakrifice dua që personalisht të lutem të mos e largosh taksën ndaj Serbisë”, thuhet në letrën e Haradinajt të cilën e ka postuar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin KurtitI dashur Albin,Para pak ditësh të telefonova…
Publiée par Ramush Haradinaj sur Mercredi 5 février 2020