Haradinaj liron nga detyra zëvendësministrin që mbante këmbët pranë xhamit të veturës zyrtare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka liruar nga detyra Shukri Maxhunin zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, shkruan “Zëri.info”.

Marketing

Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Facebook”.

Shukri Maxhuni, ditë më parë është fotografuar në veturën zyrtare, derisa i mbante këmbët pranë xhamit të veturës derisa po udhëtonte.

Shkarkimin e Maxhunit e kishte kërkuar edhe Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli.

Marketing