Sot shënohet “Dita e Veteranit”.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në këtë ditë tha se është mirënjohës i të gjithë atyre që i janë përgjigjur thirrjes së atdheut.
“Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë”, ka shkruar Haradinaj.
“Sot, në “Ditën e Veteranit” të luftës sonë çlirimtare, mirënjohës përjetë atyre që ndër breza i janë përgjigjur thirrjes së atdheut, në përpjekjet deri në liri. Dalzotës të atdheut, të gatshëm për sakrificë dje, të bashkuar sot rreth vlerave të lirisë, për t’i dhënë krahun dhe frymën tonë fuqizimit të shtetit”, ka shkruar Haradinaj tutje në Facebook.