Kryeministri në largim Ramush Haradinaj ka vendosur lule gjatë ditës së sotme tek varri i Zeqir Dreshajt, i cili ishte kryeplaku i fshatit Kuqishtë, që shtrihet në brezin kufitar me Malin e Zi.
Ai tha se “amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet”, i cili ishte njeriu që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës.
Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, shkruan Haradinaj në rrjetin social Facebook .
Më poshtë keni postimin e plotë të Haradinajt:
Në nderim të Zeqir Dreshajt, njeriut që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës. Ky nderim është zotim se amaneti i bacës Zeqë do të jetësohet. Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve.