Haradinaj: Ne do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale, u bë boll

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës së re ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit.

Haradinaj tha se Gjykata Speciale është krijuar në Parlamentin e Kosovës dhe sipas tij, kuvendi është organi më i lartë që duhet ta zhbëjë.

“Ta bashkojmë besimin tuaj në zgjedhjet e ardhshme, NE do t’a zhbëjmë. U bo boll”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Sipas aktakuzës, Thaçi, Smakaj, Fazliu, Kilaj e Kuçi “akuzohen për vepra penale që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës Thaçi dhe të tjerët”.

Në njoftimin e ZPS-së thuhet se Thaçi tentoi të ndikojë në dëshmitarë përmes tri grupeve.

Marketing