Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi të premten u lirua nga burgu.
Kështu ai nga e shtuna ka hapur dyert e shtëpisë së vet për të pritur mysafirë.
Kryeministri Ramush Haradinaj, vizitoi Sylejman Selimin në odën e tij, ai tha se Gjeneral Sylejman Selimi bëri luftën dhe paqen për të vërtetën e popullit të tij.
“ I lumtur që njëri nga dalzotësit e të drejtës së shqiptarëve për të jetuar të lirë në tokën e tyre, iu rikthye familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.