Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se do të jetë pjesë e mini-maratonës që do të mbahet nesër në Prishtinë.
Ai përmes Facebook ka thënë se do të vrapojë në Mini-maratonën “Vrapo Edhe Ti”, dedikuar fëmijëve me autizëm. Të hollat që do të grumbullohen për këtë organizim, do t’u shkojnë fëmijëve me autizëm.