Haradinaj nga Shkodra: Ushtria e Kosovës, me mbështetjen e aleatëve

Nga qyteti i Shkodrës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se transformimi i FSK në Ushtri po ndodh edhe me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve të tjerë.

Marketing

Faleminderit Shkodër për kujdesin që kanë bërë në të gjitha etapat edhe në kohën e luftës, atëhere kishim UÇK. Populli i Kosovës ka gjetur ngrohtësi këtu në Shkodër edhe kujdesi ka qenë i jashtëzakonshëm.

Ne po vazhdojmë rrugën drejt konsolidimit të Kosovës shtet. Transformimi i forcave të sigurisë së Kosovës në mandat të ushtrisë po ndodh, me respektin e aleatëve dhe partnerëve të tjerë- tha Haradinaj.

I pyetur në lidhje me deklaratat e Daçiç se nuk do të ketë ushtri përsa kohë është rezoluta 1244, Haradinaj u përgjigj:

Shkodra është qyteti i bukur dhe jemi në një vend të mirë, na i porosit mirë edhe baca Is- ironizoj Haradinaj.

Haradinaj vlerësoi Shkodrën dhe kryetaren e bashkisë për vlerësimin që i bënë në kohën kur ishte i ndaluar në Strasburg.

Jam i emocionuar që jam në Shkodër, në adresën e kombit dhe shqiptarisë, në vendin që na ka bërë krenar ndër shekuj për atë që jemi. E falënderoj kryetaren Voltana Ademin dhe kolegët e tjerë për pritjen. Më lejoni ti bëj falënderim të posaçme kryetares dhe Shkodrës që më kanë bërë qytetar nderi në kohën kur isha në mbajtje padrejtësisht në Strasburg. Çdo herë do të jemi bashkë, Shkodra e Kosova- tha Haradinaj.

Vizitën e Haradinajt e përshëndeti edhe kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Marketing