Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se hapja e temës së korrigjimi të kufijve është e papranueshme për të.
Gjatë vizitës së tij në Vlorë, Haradinaj tha se ‘kufijtë nuk duhen të preken’.
‘Kufijtë janë vendosur si rezultat i luftërave’, tha më tej Kryeministri, në një qëndrim total të kundërt me atë të Presidentit Hashim Thaçi.
‘Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike dhe kufijtë nuk lëvizin me fjalë’.