Haradinaj: Nuk e kisha të lehtë ta ndalja copëtimin e Kosovës

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, po vazhdon takimet me strukturat e tij, e edhe postimet në rrjete sociale për ato që Haradinaj po i konsideron të arriturat e veta gjatë qeverisjes së deritanishme, shkruan Gazeta Express.

Marketing

Haradinaj thotë se për të nuk ishte e lehtë që të dilte kundër idesë pë ndryshimin e kufijve, të cilën e ka pramovouar edhe presidenti Hashim Thaci. Këtë ide, Kryeministri në detyrë e quan ‘projekt për copëtimin e Kosovës’.

Ai përmend se cështje të vështira edhe miratimin e ligjeve përmes të cilave bëhet transformimi i Forcave të Sigurisë në ushtri dhe ligjin për Trepcën.

“Nuk ishte e lehtë t’i dal përballë projektit për copëtimin e Kosovës. Nuk ishte lehtë krijimi i ushtrisë, as përmbyllja e Trepçës dhe temave tjera madhore të interesit nacional. Por qëndrueshmëria dhe konsistenca u shpaguan, sot jemi më afër se kurrë projektit tonë 100% shtet. Me Këshillin Drejtues dhe strukturat e Aleances në Istog, bashkë për fitore!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka dhënë dorëheqje gjatë klorikut nga posti i kryeministrit, pasi u ftua nga Gjykata Speciale për intervistim.

Edhe pse akoma nuk janë shpallur zgjedhjet dhe as nuk është shpërndarë Kuvendi, Haradinaj dhe liderë të tjerë kanë filluar fushatën e tyre.