Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë që pa i kryer siç i quan ai “punët e shtëpisë” nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.
Haradinaj gjatë emisionit Zona B në Klan Kosova, ka thënë që është e pashmangshme njohja e Kosovës nga pesë vendet e BE-së.
“Dialogu ka arritur në një gjendje të rënë dhe askush nuk mban shpresë as nuk besojnë që dialogu i Mohgherinit do t’i zgjidhë çështjet mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Ne duhet të punojmë për liberalizmin e vizave dhe të mos bëjmë garë mes partive”.
Haradinaj ka thënë se e kupton edhe shqetësimin e Berlinit zyrtar lidhur me çështjen e kufijve.
“Ne do të shkojmë kah konsulidimi i brendshëm si rasti me Ushtrinë e vendit dhe t’i kryejmë pra punët e shtëpisë.
Serbia është më lehtë të njohë Kosovën nëse ne i kryejm punët tona. Unë nuk mendojë se kemi zgjidhjen nëse flasim për kufij por mendojë se Kosova nuk duhet të hynë në atë që e ka mbërri njëherë, pra është shpallur shtet i pavarur që 10 vite”.