Haradinaj për Reuters: Kandidatura ime në zgjedhje varet nga epilogu i intervistës në Hagë

“Haradinaj do të udhëtojë në Hagës të martën. Ai dha dorëheqjen të premten, pasi njoftoi se ai ishte thirrur në Hagë për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me luftën e dhunshme të Kosovës për pavarësi nga Serbia dy dekada më parë.

Marketing

Dorëheqja e tij pritet të nxisë zgjedhje të parakohshme, por Presidenti Hashim Thaçi ende nuk ka caktuar datën”, kështu e nis artikullin Reuters.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për mediumin prestigjioz Reuters, teksa ka thënë se është i gatshëm të përballet e akuza, duke shtuar se nëse nuk ka aktakuzë do të kandijojë në zgjedhje.

Sjellim artikullin e plotë:

“Nëse nuk kam aktakuzë unë do të kandidoj (në zgjedhje)”, tha Haradinaj.

Haradinaj, i cili mori detyrën në vitin 2017, fitoi mbështetje popullore pas paraqitjes së taksës 100 për qind për mallrat e prodhuara në Serbi dhe duke e kushtëzuar heqjen e tij me njohjen e Kosovës nga Beogradi.

“Unë do të garoj me programin tim të njohur, konsolidimin e Kosovës … por edhe konsolidimin në aspektin ndërkombëtar, që do të thotë arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë,” tha ai.

Haradinaj, një ish-komandant, gjithmonë ka mohuar çdo keqbërje dhe ka thënë se është i gatshëm të përballet me akuza.

Kjo është hera e dytë që Haradinaj ka dhënë dorëheqjen si kryeministër. Në vitin 2005, ai u padit nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë. Ai u gjykua dhe u lirua dy herë nga ajo gjykatë.

Organizatat e veteranëve të Kosovës thonë se më shumë se 50 ish ushtarë të UÇK-së janë marrë në pyetje si dëshmitarë apo të dyshuar në mizoritë kundër serbëve gjatë konfliktit të viteve 1998-99. Askush nuk është paditur deri më sot.

UÇK-ja u ngrit kundër Slobodan Millosheviç. Me ndihmën ajrore të NATO-s, ajo ndaloi vrasjen dhe dëbimin e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër-kryengritëse.

Kosova, me një shumicë shqiptare prej 90 përqind, shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ajo është njohur nga mbi 110 shtete, por jo nga pesë shtete anëtare të Bashkimit Evropian, Serbia apo Rusia.

Dorëheqja e Haradinajt do të shkaktojë vonesa të mëtejshme në bisedimet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë ngrirë që nga nëntori 2018, kur Kosova prezantoi tarifat 100 për qind të produkteve serbe.

Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë mbeten të tensionuara, por BE u ka thënë të dy vendeve se nuk do të lejohen të hyjnë në bllok vetëm nëse normalizojnë marrëdhëniet./

Marketing