Haradinaj përjashton disa kompani nga taksa 100%, ja kush janë?

Taksës së Kosovës prej 100% për produktet serbe i kanë shpëtuar 10 kompani nga Serbia. Ato do të lirohen nga kjo taksë me vendim të Qeverisë së Kosovës të kryeministrit Ramush Haradinaj. Siç bën të ditur Presheva Jonë nga taksa janë liruar kompania shqiptare “Fluidi” nga Presheva, e cila është prodhuese e disa lëngjeve, pastaj produktet e huaja që prodhohen në Serbi që janë Coca Cola HBC, Tuborg, Dukat, Gemalto, Rauch, Henkel, Gorenje, Megle dhe Yafa, që janë kompani gjermane, turke dhe amerikane.

Marketing

Dogana e Kosovës ka filluar me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Disa kamionë me mallra nga Serbia dhe Bosnja e e Hercegovina janë kthyer në momentin kur kanë kuptuar se taksa prej 100 për qind është duke u aplikuar. Qeveria e Kosovës të mërkurën ka marrë vendim që të rrisë në 100 për qind taksën doganore për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Rritja e taksës, pason vendimin paraprak të Qeverisë për vendosjen e një takse prej 10 për qind për prodhimet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Vendosja e kësaj takse ka nxitur reagimin e Bashkimit Evropian, përkatësisht përfaqësueses së Lartë, Federica Mogherini, e cila ka kërkuar nga Kosova ta shfuqizojë menjëherë këtë vendim.

Marketing