Haradinaj reagon për dënimin e Mustafës: Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar për dënimin e sotëm të Gjykatës Speciale ndaj Salih Mustafës, i cili do të vuajë 26 vite në burg shkaku i shpalljes fajtor për krime lufte.
Haradinaj tha se dënimi i sotëm i Mustafës ishte vetëm një shkallë e drejtësisë dhe shpreson që rasti i tij në një shkallë tjetër do të ketë një tjetër epilog, shkruan lajmi.net.

Marketing

“Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi”, shkroi ai.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!

Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!.