Haradinaj siç nuk e keni parë kurrë më parë

E keni parë të drejtojë qeverinë e shtetit të Kosovës, por jo edhe në përballje me kampionë olimpik.

Marketing

Kreu i qeverisë kosovare zbriti në ringun e palestrës ku po stërvitet ekipi Olimpik, ku në përballje miqësore korri edhe fitoren e parë në xhudo. Përballë tij u vendos kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi. Pas duelit, Haradinajt iu dha edhe rripi i zi.

Ndërkohë, Haradinaj e dekoroi trajnerin Drilon Kuka, me titulli e mirënjohjes “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” për punën dhe arritjet me ekipin.

“Klubi pejan i xhudos ”Ippon” e ka bërë krenare tërë Kosovën. Mjeshtri Driton Kuka, me brezin e artë të xhudistëve, që kanë arritur majat botërore, janë ndër vlerat më të çmuara të shtetit tonë të ri”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Marketing