Haradinaj takohet me ambasadoren e RMV-së në Kosovë,Shpresa Jusufi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi.

Marketing

Gjatë takimit, Haradinaj dhe Jusufi diskutuan për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Kënaqësi të prisja sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj.Shpresa Jusufi.

Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike”, ka shkruar kreu i AAK-së në Facebook.