Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se ka vizituar sot dy ish-bashkëluftëtarë të tij, të cilët janë thirrur për intervistë nga Gjykata Speciale në Hagë.
Hradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se lufta çlirimtare e Kosovës ka qenë e pastër dhe e shenjtë dhe se ajo do të dëshmohet fuqishëm dhe kurdoherë.
Postimi i Haradinajt:
“Sot, kam vizituar dy komandantët e UÇK-së, Sami Lushtakun dhe Rrustem Mustafën. Se lufta jonë çlirimtare ishte e pastër dhe e shenjtë do të dëshmohet fuqishëm gjithnjë e kurdoherë! Së bashku do të dalim faqebardhë edhe në këtë sfidë!”, ka shkruar Hardinaj.