Haradinaj viziton familjen e Thaçit: Besoj fuqishëm në pafajësinë e tij

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar ditën e sotm,e familjen e Hashim Thaçit.

Marketing

Bëhet me dije se Haradinaj është takuar me prindërit e ish-Presidentit, Haxhi dhe Hyre Thaçit.

Edhe pse dikur kundërshtarë politikë, Haradinaj thotë snëpërmjet një statusi në rrjetet sociale se përtej dallimeve politike ai beson tek pafajësia e Thaçit dhe drejtësia ndërkombëtare.

Ndër të tjera Haradinaj u ka dhënë prindërve të Thaçit medaljen ‘’Me besim në zot, atdhe e shtet’’ për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ

Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi.

Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi.

Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!

RH