Haradinaj viziton Shoqatat e dala nga Lufta: Kategoritë e lirisë janë testamenti ynë

Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me nënkryetarin e kësaj parite, Ahmet Isufin, kanë vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës.

Marketing

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se krenaria dhe dhembja e Kosovës janë dëshmorët e të gjitha kohërave, invalidët dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, shkruan lajmi.net.

“Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë”, tha Haradinaj.

Tutje, kryetari i AAK-së ka shtuar se po këta janë edhe testamenti dhe themeli për të ardhmen tonë.

“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen. E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve. Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh” shtoi ai.

Më tej, ai ka thënë se është e papranueshme nëse veteranët e rrejshëm shfrytëzojnë të vërtetit.

“Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”, përfundoi Haradinaj