Haradinaj vjen me një propozim të ri për taksën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili është duke marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në Berlin të Gjermanisë, ka thënë se mundësia e vetme për largimin e taksës ndaj Serbisë është dialogu, ku aty të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Marketing

Haradinaj në një deklarim për media ka thënë se çështja e taksës duhet të diskutohet në dialogun Kosovë – Serbi.
“Në fakt e kam një qëndrim më ndryshe. Nuk duhet të kushtëzohet dialogu, duhet të ulët dhe të diskutohet edhe për taksë. Sepse janë tema që ndërlidhen mes vete”, ka deklaruar Haradinaj.

“Pa e ditur se çfarë është marrëveshje obligative ligjore gjithëpërfshirëse, është vështirë me u përzgjedh një temë”, ka deklaruar më tej.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se Gjermania qartazi është kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës. Po ashtu ka thënë se edhe dy senatorët amerikan nuk e preferojnë një lëvizje të tillë.

“Berlini është i saktë dhe i qartë, janë kundër lëvizjeve të kufijve mendojnë se është rrezik për krejt rajonin dhe jo vetëm të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Edhe senatorët ishin jashtëzakonisht të rezervuar për këtë temë që të ketë lëvizje të kufijve”.

“Nuk bën të ndërlidhen temat. Dialogu duhet të fillojë edhe për taksë edhe për të tjera mundësisht të arrihet një marrëveshje për të gjitha çështjet”, ka deklaruar Haradinaj.