Haradinaj:Me masat e fundit, Qeveria shkeli Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin

Ndaj masave të reja të Qeverisë së Kosovës për kufizim të lëvizjes, ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka konsideruar se është cenuar rëndë rendi kushtetues.

Marketing

Sipas Haradinaj, me këtë vendim anti-kushtetues që nuk e pëfill vendimin e fundit të Gjykatë Kushtetuese, qeveria e ka uzurpuar pushtetin dhe ma shkelur të drejtat e njeriut.
Reagimi i plotë:
Me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cënuar rëndë. Qeveria e Kosovës, me këtë vendim anti-kushtetues, ka uzurpuar pushtetin. Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cënuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet anti-kushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm.