Harrojeni Gjermaninë, në këtë shtet mund t’i bëni letrat lehtë dhe të punësoheni

Kanadaja renditet si vendi i parë në botë për lehtësira ndaj emigrantëve.

Marketing

Ndryshe nga çfarë po ndodh me fqinjët e tyre të fuqishëm SHBA-në, qeveria kanadeze dhe agjenci të ndryshme kanë publikuar një sërë botimesh të gazetarëve të ndryshëm apo organizatave joqeveritare të gjitha masat për mbrojtjen e emigrantit.

Ky shtet i fuqishëm ekonomikisht nëpërmjet një sistemi emigracioni specifik synon thithjen e kontingjenteve profesioniste, krijimin e kushteve të nevojshme për integrimin në jetën e përditshme dhe pse jo, nëse keni aftësitët.

Krahas sistemit klasik të përzgjedhjes së aplikuesve për emigracion në Kanada informacione të cilat gjenden në faqen zyrtare të emigracionit Kanadez www.cic.gc.ca, provinca të ndryshme, nëpërmjet vendimeve lokale provinciale, kanë miratuar një sërë programesh punësimi dhe emigrimi me qëllim lehtësimin e procedurave për tërheqjen e kontingjenteve potenciale të profesioneve të kërkuara, por jo vetëm. Kjo i ka hapur rrugë jo vetëm profesionistëve në top listën Kanadeze të emigracionit mbi profesionet e kërkuara si mjek, inxhinier, IT etj., por dhe për profesione jo të listuara në listën e pozicioneve më të kërkuara.

Një shembull konkret është Provinca e Quebec e cila përveç mënyrave klasike të emigrimit duke gjetur një kontratë afat gjatë pune apo studimeve, ka hartuar politika lehtësuese dhe për punëtorët sezonal të fushave të ndryshme si agrikulture, punonjës social etj. Kjo ka bërë të mundur që një kandidat i cili ka dëshirë të provojë ëndrrën Kanadeze në Quebec, fillimisht të udhëtojë drejt këtij vendi me një kontratë të përkohshme pune, dhe më tej nëse Quebec dhe kontrata më të cilën ka arritur qëllimin e udhëtimit drejt këtij vendi plotëson pritshmëritë e kandidatit, atëherë mund të fillojë procedurat e rregullta të emigracionit duke qenë në Quebec.

Po ashtu, politika të ngjashme mund të gjejmë dhe në provinca të tjera të ndryshme si British Columbia, Alberta etj., të cilat janë fokusuar krahas të tjerave dhe në programet e punësimeve sezonale në fushën e hoteleri-turizmit qofshin këto dimërore ose verore nëpërmjet programit IEC (International Experience Canada).

Nëpërmjet këtij programi, nëse një kandidat është nga lista e vendeve që kanë marrëveshje me Qeverinë Kanadeze për këtë mundësi punësimi, ose nëse je i përzgjedhur nga një RO (Recognized Organization) e cila është garantuesi/sponsori i kandidatit i cili vjen nga një vend që qeveria e të cilit nuk ka marrëveshje me qeverinë Kanadeze (siç është Shqipëria në rastin konkret), gëzon të drejtën e udhëtimit drejt këtyre provincave në Kanada me një kontratë punë 1-2 vjeçare ku krahas benefiteve të pagës dhe të drejtave të tjera në baze të legjislacionit vendas të punës, ka të ofruara nga punëdhënësi dhe akomodimin dhe ushqimin përgjatë gjithë kohës së qëndrimit në Kanada. Këto kontrata pune, janë të listuara gjithashtu në “National Oçupational Classification (NOC)” në sistemin Kanadez të klasifikimit të pozicioneve të punës.

Gjithashtu Kanadaja ka njoftuar ndryshime rrënjësore në politikën ndaj emigracionit, duke pranuar për të dytin vit radhazi, 305 mijë emigrantë. Në paketën e miratuar nga qeveria kanadeze, shteti i Amerikës së Veriut do të mirëpresë 75 mijë refugjatë lufte, azilantë politikë nga vende në konflikte, ku 25 mijë prej të cilëve do të jenë sirianë dhe pjesa tjetër, pra 50 mijë, nga vende të tjera në konflikte. Gjithashtu, qeveria miratoi edhe 14 mijë bashkime familjare. Sa i përket pjesës tjetër, ata do të jenë studentë me ose pa bursa apo profesionistë e punëtorë të cilët kanë deri në 5 vjet që jetojnë dhe punojnë rregullisht në Kanada. Këta të fundit do të mund të aplikojnë për të marrë statusin e rezidentit të përhershëm në Kanada dhe nënshtetësinë.

Mënyrat e emigrimit dhe punësimit

Krahas mënyrave të lartpërmendura, në Kanada mund të emigrohet dhe nëpërmjet programeve si:“Start up visa” duke krijuar një biznes dhe duke hapur vende pune për punëkërkuesit vendas“Self-Employed” me vetëpunësim duke krijuar biznesin tënd në Kanada në fusha të ndryshme si kulturë atletike në sport apo bujqësi“Provincial Nominees” Duke u përzgjedhur nga një provincë e caktuar bazuar në profilin profesional të kandidatit dhe politikave të emigracionit të provincës“Caregiver” si punonjës social për qendrat e fëmijëve jetim, moshave të treta etj.“Atlantik Immigration Pilot” duke përfunduar studimet dhe diplomuar nga një Institucion arsimor ose duke punuar në provincat e New Brunswick, Prince Edward Island, Nova Scotia ose Newfoundland dhe Labrador“Immigrant Investors” duke investuar në ekonominë Kanadeze me një plan biznesi të qartë dhe afatgjatë.“Quebec – selected skilled works” programi i provincës së Quebec për përzgjedhjen e punonjësve të kualifikuar etj.