Harroni shpesh? Këtu janë tetë shkaqet e mundshme

Truri i njeriut rendit, ruan dhe rikuperon sipas nevojës një mori informacioni që ne absorbojmë çdo ditë. Nuk është çudi që herë pas here ndodhin “gabime” që na bëjnë të harrojmë disa nga gjërat që kemi hasur. Situata bëhet shqetësuese vetëm kur të tilla “episode harrese” fillojnë të përsëriten shpesh.

Marketing

Ka tetë arsye që mund të bëjnë që kujtesa juaj të përkeqësohet kohët e fundit, shkruan Times of India.

1) Stresi ose ankthi i vazhdueshëm mund të bëjnë që truri të ndihet i lodhur, duke e bërë të vështirë përqendrimin dhe kujdesin për detyrat e përditshme.

2) Depresioni kronik shoqërohet me dëmtim të funksionit njohës, kështu që ata që luftojnë me këtë problem mund të kenë memorie më të dobët.

3) Cilësia e dobët e gjumit gjithashtu mund të ndikojë ndjeshëm në kujtesën tuaj. Gjumi ndihmon në rinovimin e mendjes dhe forcon vigjilencën.

4) Disa medikamente, të tilla si kundër depresionit ose ilaçet kundër ankthit, kur merren vazhdimisht mund të dëmtojnë gjithashtu problemet e kujtesës.

5) Lëndimet e kokës mund të jenë një arsye tjetër për t’i harruar gjërat më shpesh, prandaj është e rëndësishme që lëndimet e tilla të shkaktuara në sport ose në një aksident të trajtohen siç duhet.

6) Ndryshimet në nivelet e hormoneve të lidhura me menopauzën mund të çojnë në ndryshime të humorit dhe probleme me gjumin, dhe ndonjëherë edhe të ndikojnë në kujtesë.

7) Marrja e pamjaftueshme e disa substancave, si vitamina B1 ose B12, mund të kontribuojë gjithashtu në dëmtimin e kujtesës. Prandaj rekomandohet të hani ushqime të pasura me vlera ushqyese pasi mund të forcojë shëndetin e trurit tuaj.

8) Marrja e tepërt e alkoolit ngadalëson sistemin nervor qendror dhe mund të lërë pasoja në kujtesë me kalimin e kohës.

Marketing